Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Të inspektohet dëmet në mënyrë profesionale, fokusohuni te Durrësi


Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së posaçme me strukturat për menaxhimin e situatës pas tërmetit të djeshëm vuri theksin në evidentimin e të gjitha rasteve të prekura nga lëkundjet.

Rama iu drejtua strukturave që të menaxhojnë situatën dhe të skanojnë të gjitha dëmet e bëra në ndërtesa duke vënë theksin në plasaritjet e banesave.

Sipas Ramës, plasaritjet duhet parë me kujdes sepse shpesh nuk mund të jenë rrezik por shpesh mund të jenë nga dëmtimet strukturore çka duhet të inspektohen në mënyrë profesionale.

Më tej Rama tha që fokusi i strukturave të vihet te qarku Durërsit sepse është më i prekuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *