Vendosni fjalën kyçe....

Sot gjykata vendos për Saimir Tahirin


Sot Gjykata e Krimeve të Rënda pritet që të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg, e cila konvertohet në 8 vite për shkak se i pandehuri ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Në pretencën e saj, Prokuroria theksonte se Tahiri ishte përfshirë në 4 episode të trafikut të drogës nga 2013-2015, ndonëse nuk dha detaje konkrete për rolin e tij.

Në përfundim të seancës së javës së kaluar, vetë ish-ministri, i pyetur nëse kishte frikë nga dënimi, tha se “as nuk më shkon ndërmend dënimi”.

Madje të gjithë procesin gjyqësor ndaj tij e konsideronte të sajuar dhe me prapavijë të fortë politike. Tahiri shtoi se bashkë me të duhet të hetohej dhe Partia Socialiste, meqenëse pretendohet se me paratë e grupit Habilaj janë blerë zgjedhjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *