Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në Bulqizë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas orës 02:40 të mëngjesit të sotëm, ku 41-vjeçari me inicialet V.A u fut në debat me një person tjetër.
31-vjeçari me inicialet I.D, dyshohet se ka qëlluar me armë, duke e lënë V.A-në të plagosur. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim të dyshuarin si edhe shokun e tij 24-vjeçar me inicialet D.S.