Vendosni fjalën kyçe....

5 vendet kryesore europiane kritikojnë deklaratat e Netanyahut për aneksimin e tokave në Bregun Perëndimor


Pesë vende evropiane shprehën “shqetësimin e tyre të thellë” për deklaratat e fundit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për aneksimin e mundshëm të disa pjesëve të Bregut Perëndimor të okupuar, nëse ai do rizgjidhet si kryeministër.

Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar janë “thellësisht të shqetësuar për njoftimin e një aneksimi të mundshëm të zonave në Bregun Perëndimor, veçanërisht luginën Jordan dhe bregun verior të Detit të Vdekur”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

“Nëse kjo zbatohet, do të përbënte një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar,” shtohet më tej në deklaratë.

“Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojnë t’u bëjnë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare që do të pengojnë zbatueshmërinë e një zgjidhjeje dy-shtetesh, bazuar në linjat e vitit 1967, dhe do ta bëjnë më të vështirë për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.” – thuhet më tej në deklaratë.

Në fillim të kësaj jave, Netanyahu premtoi gjatë një tubimi elektoral se nëse ai fiton zgjedhjet e përgjithshme, të cilat zhvillohen në 17 shtator, ai do të aneksonte pjesë të tokave të pushtuara në Bregun Perëndimor, përfshirë veriun e Detit të Vdekur dhe Luginën e Jordanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *