Vendosni fjalën kyçe....

Përndiqte ish-bashkëshorten, ndalohet 26-vjeçari në Mat


Një 26-vjeçar është ndaluar nga policia pasi shpallur në kërkim nga policia me akuzën e “përndjekjes” ndaj ish-bashkëshortes së tij.

26-vjeçari nga Mati me iniciale A.M morri dënimin me arrest me burg.

Njoftimi i plotë:

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, u kap dhe ndalua shtetasi :

A.M, 26 vjeç,  banues në Burrel.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprën penale të “Përndjekjes”, si dhe në ngarkim të tij,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat   ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”,  për këtë vepër  penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *