Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet në detyrë nga KPA kryetari i Gjykatës Administrative Tiranë


Është lënë në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit kryetari i Gjykatës Administrative në Tiranë Gentian Medja.

KPA vendosi të lerë në fuqi vendimin e KPK-së duke konfirmuar në detyrë gjyqtarin.

Komisioneri Publik, i cili ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e Medjas në detyrë, u duk se u tërhoq nga ankimi ndërsa u shpreh se pas vlerësimit të bërë prej tyre bazuar në draft-metodologjinë e propozuar nga KPA, Medja rezultonte i aftë profesionalisht.

Komisionieri Florian Ballhysa këmbënguli që metodologjia e propozuar  të miratohej duke thënë se ajo do shërbente për një vlerësim më të detajuar dhe të drejtë  të profesionalizmit në KPK.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *