Vendosni fjalën kyçe....

Tmerrohen kalimtarët, shqiptari i varur me rrip pantallonash në pemë në parkun në Milano (FOTO)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano, ku një burrë me origjinë shqiptare, u gjet i varur në një pemë në park.

Sipas medieve italiane, ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 4:45 pasdreke.

Një kalimtar njoftoi policinë për një person të varur në një pemë, por kur kjo e fundit dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje nuk mundën të jepnin ndihmë për të.

Personi kishte gjetur vdekjen, pasi ishte varur në një pemë 9 metra mbi tokë.

Parku në të cilin u gjet viktima, është gjithashtu shumë i populluar nga fëmijët.

Është dashur ndihma e zjarrfikëses për të zbritur trupin e pajetë të 35-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi burri ishte varur me rripin e pantallonave të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *