Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me kamionin, humb jetën 28-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën Malishevë – Rahovec.

Mediat në Kosovë shkruajnë se një kamion është përplasur me një makinë, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi 28-vjeçar i automjetit të fundit.

Lajmin e ka konfirmuar për Express Albin Sahatqija, shef i trafikut rajonal në Gjakovë.

 “Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 06:30 në rrugën Malishevë – Rahovec në mes një automjeti dhe kamioni. Aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së drejtuesit të automjetit dhe si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë, i cili dyshohet edhe si shkaktar i aksidentit. Viktima ka humbur kontrollin dhe është përplasur me kamionin”.

Sipas Sahatqiut nuk ka persona të tjerë të lënduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *