Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen për herë të parë pamjet e sherrit pas ndeshjes Nurmagomedov-McGregor (Video)


Përleshja famëkeqe pas ndeshjes mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor në UFC, ka dalë në dritë me pamje të freskëta në prag të rikthimit të superyllit nga Dagestani në MMA.

Sherri ndodhi momente pasi Nurmagomedov mposhti Conor McGregor në raundin e katërt në UFC 229 në Las Vegas në tetor të vitit të kaluar.

Në video duket sportisti nga Dagestani, që hidhet nga ringu drejt e të stafi i McGregor duke i goditur.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e ekipit të Nurmagomedov hynë në kafaz për të sulmuar McGregor me grushta që u shkëmbyen mes palëve.

Incidenti çoi në pezullimet e McGregor e Nurmagomedov dhe anëtarëve të stafeve respektive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *