Vendosni fjalën kyçe....

“Busulla jonë integrimi në BE, s’ka forcë që na ndal” – Kryemadhi në 15-vjetorin e LSI-së


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar sot se qytetarët mbështetën dhe i dhanë të drejtë opozitës për vendimet e marra, gjë që u reflektua me mospjesëmarrjen në votimet e 30 qershorit.

Në fjalën e saj në 15 vjetorin e themelimit të LSI-së, Kryemadhi, tha se sot më shumë se kurrë shoqëria shqiptare është e polarizuar dhe pabarazia është rritur.

“Qytetarët  i dhanë të drejtë opozitës për 30 qershorin, pasi 80% e tyre braktisën duke mos marrë pjesë në kutitë e votimit. Shqipëria sot ndodhet në pikën më të vështirë. E kam fjalën për thellimin e polarizimit të shoqërisë sone dhe pabarazisë në të.

Nuk është  rastësi, as kapitalizëm e as demokraci, fakti që vendi ka mbetur për një periudhë të gjatë  pa gjykata. Sot me shumë se kurrë, e ritheksoj se prej regjimit  kriminal dhe  oligarkik të Rilindjes, ne kemi, nga njëra anë një grusht njerëzish që me tender e pa tender po pasurohen me shpejtësi duke grabitur pasuritë e shqiptarëve të cilët nuk përbejnë më shumë se 1 % të tyre, dhe nga ana tjetër, mbi 80 % të shqiptarëve të braktisur, të zhytur në varfëri që luftojnë tu mbijetojnë sfidave të këtij realiteti.” – tha Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se busulla e LSI-së është integrimi në BE dhe jetë më e mirë për çdo shqiptar dhe në këtë rrugë, asgjë s’mund ta ndalë opozitën.

“Nuk ka forcë që na ndal në përmbushjen e misionit tonë. Busulla jonë është Integrimi në BE, jeta më e mirë për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike. Për ne mbetet parësore kthimi i besimit tek Shqipëria si shtëpia jonë e përbashkët.” – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *