Vendosni fjalën kyçe....

Makina në flakë, shoferi shkon të shohë por ndodh një shpërthim i dytë


Një automjet është djegur mbrëmjen e kaluar në Himarë duke shkaktuar panik në zonë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, shpërthimi ka ndodhur në rrugën pranë një lokali ku marrë flakë automjeti tip “Audi” në pronësi të 26-vjeçarit me inicialet J. I.

Dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të depozitës në mjet. Pasi ka marrë vesh se makina i ka shpërthyer në flakë, 26-vjeçari ka shkuar të shohë çfarë kishte ndodhur por është dëmtuar pas një shpërthimi të dytë. Fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Lajmi në përditësim…)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *