Vendosni fjalën kyçe....

“Qeverisja e Ramës është pushteti i oligarkëve e kriminelëve. Prokuroria, pjesë e sistemit” – Lubonja


Analisti Fatos Lubonja është treguar tejet i ashpër me kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai theksoi se qeverisja e Ramës është pushteti i oligarkëve dhe kriminelëve.

Ai lëshoi kritika edhe ndaj kreut të Kuvendit, Ruçi, fjalën e të cilit në çeljen e sesionit parlamentar e cilësoi si propagandë e ngjashme me atë të Enver Hoxhës.

Ndërsa i shpreh i bindur se Rama e ka ditur për Valdrin Pjetrin i cili është zyrtari i radhës që hyn në qeverisje nga radhët e krimit.

“Ky është pushteti i disa oligarkëve dhe trafikantëve, ndaj ky regjim mund të quhet oligarkia e kriminelëve. Rama e dinte shumë mirë për Valdrin Pjetrin. Ai ka vënë në Parlament shumë njerëz të lidhur me krimin dhe janë vetë në krye të tij.” – tha Lubonja.

Lubonja përmendi më tej çështjen e dosjes 184 që u hoq nga Krimet e Rënda dhe u çua në prokurorinë e Dibrës. Ai tha se me këtë lëvizje, qeveria dhe prokuroria kërkojnë ta minimizojnë si krim blerjen e votës ku janë të përfshirë kryeministri e deputetë socialistë.

“Dosja u hoq nga Krimet e Rënda me argumentin se nuk është krim i rëndë, s’ka rrjet të organizuar. U minimizua si krim, ku aty ke të përfshirë kryeministrin. Nuk besoj as te SPAK e as te Prokuroria që të hetojë partitë-banda. Prokuroria është pjesë e sistemit. Prokuroria tregon se ka mbyllur gojën dhe mbajnë fasadën, gënjeshtrën e madhe.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *