Vendosni fjalën kyçe....

Turistët izraelitë i merr para makina në Elbasan, gruaja në gjendje të rëndë


Dy turistë izraelitë kanë mbetur të plagosur sot pas një aksidenti me makinë në në unazën jugore të Elbasanit.

Aksidenti ka ndodhur vetëm para pak çastesh. Çifti izraelit ka qenë duke udhëtuar me një motor me targa rumune  dhe janë përplasur me një makinë.

Burri mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, mirëpo shoqëruesja e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Makina me të cilën çifti u përplas e ka marrë gruan para duke e zënë poshtë.

“Rreth orës 14.15, në Elbasan,  mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin F. P, banues në Elbasan,  është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B.U, banues në Elbasan. Në përplasje është përfshirë dhe motoçikleta tip “Honda”  me drejtues shtetasin N.S.,  banues në Izrael,  i cili si pasojë e përfshirjen në përplasje është dëmtuar vetë dhe pasagjerja  shtetësia M.N., me banim në Izrael, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. .”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *