Vendosni fjalën kyçe....

‘Trump mund të jetë përgjegjës për më shumë vdekje se Hitleri, Stalini e Mao ce Duni’ – Lajthit psikiatri në ‘CNN’ (Video)


Sulmi ndaj presidentit Trump nuk është diçka e pazakontë në CNN, por kur një i ftuar tha se moderatorit të emisionit se Trump “mund të jetë përgjegjës për shumë më shumë vdekje” sesa diktatorët më të këqij të Shekullit 20, edhe moderatori u skuq.

Duke folur për një emision të drejtuar nga Brian Stelter Dr. Allen Frances i tha moderatorit se “Trump është një person shkatërrues në këtë shekull aq sa Hitleri, Stalini, Mao në shekullin e kaluar. Ai mund të jetë përgjegjës për shumë më shumë vdekje sesa shkaktuan diktatorët e shekullit të shkuar”.

Stelter, i cili ka vënë në dyshim vazhdimisht aftësitë mendore të Trump, nuk ndërhyri kur Frances e krahasoi presidentin amerikan me treshen e diktatorëve të vrasjes masive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *