Vendosni fjalën kyçe....

Paloka publikon videon: Si gënjen Rama për pushimet jashtë vendit


Pas përgënjeshtrimit që i bëri kryeministri Edi Rama mediave greke, për lajmin se kishte shkuar me pushime në Trikala, reagon nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Përmes një videoje, Paloka mundohet të faktojë se Rama nuk po thotë të vërtetën. Në video jepet një pjesë interviste e kryeministrit me gazetaren Eni Vasili, ku pranon se ka pushuar në Majemi ndërkohë që në vend kishte përmbytje.

Por në shkrimin e tij për përgënjeshtrimin e mediave greke, Rama tha se nuk bën pushime jashtë vendit që prej vitit 2013.

Paloka bën një listë të pushimeve që kryeministri Edi Rama ka kaluar jashtë kufijve shqiptarë.

“Sa herë hap gojën që të mbulojë jetën luksoze, Edi Rama gënjen si derr! “Jo në Greqi, por askund tjetër nuk bëj pushime që nga 2013 si kryeministër”- thotë Edvin mashtruesi, që jeton në një vilë të paktën 2 milion euro, por të deklaruar shumë më pak.

Per rifreskim të kujtesës për shqiptarët që nuk kanë pse mbajnë mend çdo mashtrim të Edi Ramës, më poshtë janë disa nga pushimet superluksoze të Ramës, të pranuara prej tij vetë, siç shikohet edhe ne video.

Pushimet në Majami në SHBA, të pranuara me gojën e tij.

Pushimet në Boston në SHBA.

Pushimet në Nju Xhersi në SHBA.

Pushimet në Europë dhe Azi, nga Mynihu në Hong Kong, nga Stambolli në Nju Jork, nga Berlini në Rostok, sa herë hap ekspozita private. 10 dite qendroi vetem ne Neë York per ekspoziten qe u hap ne nje nga gallerite me te shtrenjta ne bote.

5.Pushime ne Monte Karlo ne klubin e miliarderëve te Monakos ( E justifikuar nga Fuga , pasi u denoncua, si ftese private e Princit te Monakos)

Ky qe mori helikopterin per te shkuar nga vila ne Vlore deri ne aeroport ku e priste charteri me te cilin shkoi ne Torino vetem per te pare ndeshjen e Juventusit e per te bere njo foto me Ronaldon deklarohet me paturpesi, me se nje here, se “nuk i pelqen luksi” dhe pushimet i ben ne Shqiperi…!!!Rama jo vetëm ka bërë pushime jashtë vendit, por i ka bërë ato me shpenzime marramendëse, që nuk justifikohen me pasurinë e deklaruar prej tij. Prandaj, Etilda nuk e ka problem të firmosë bileta avioni 2 milionë lekë dhe hotele 600-700 euro nata. Ajo thjesht ka ndjekur modelin e shefit të saj, Edi Rama, që gënjen pa u skuqur fare se nuk paska bërë kurrë pushime jashtë shtetit si kryeministër.”, shkruan Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *