Vendosni fjalën kyçe....

Biden lëshon dhe një tjetër deklaratë të çuditshme: “Ç’do ndodhte nëse Obama do ishte vrarë?”


Kandidati kryesor demokrat për president, Joe Biden, i ka kërkuar audiencës së tij gjatë një fjalimi të imgjinojnë sikur ish-presidenti Barack Obama të ishte vrarë, duke e krahasuar atë me ish-presidentin Bobby Keneddy dhe Martin Luther King.

“Imagjinoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse, Zot na ruaj, Barack Obama të ishte vrarë pasi u bë i nominuari de fakto?”, pyeti Biden audiencën në bashkinë e Hanoverit, në New Hampshire.

“Çfarë do të kishte ndodhur në Amerikë?”, pyet ai përsëri, citon “RT“.

Pyetja e çuditshme retorike doli nga përpjekja e Biden për të përshkruar mjedisin që e shtyu atë t’i futej politikës, pasi vuri në dukje se të dy “heronjtë e tij politikë” Kennedy dhe King  u vranë kur ai studionte në kolegj.

Biden nuk humbet asnjë mundësi për t’i kujtuar elektoratit se ai shërbeu në administratën e Obamës. Ky shërbim besohet se është arsyeja pse ai vazhdon të udhëheqë mes kandidatëve të tjerë demokratë për zgjedhjet e vitit 2020, përkundër deklaratave të tij të çuditshme. (Gjatë një fjalimi, Biden tha se “fëmijët e varfër janë po aq të talentuar sa fëmijët e bardhë!”).

Pas pyetjeve të fundit të çuditshme të Biden, në rrjet kanë nisur kritikat dhe akuzat se kandidati demokrat po shkon nga njëra gafë në tjetrën.

“Ai po mbahet me posterat e fushatës së Obamës së vitit 2012”, tha një përdorues i Twitter.

“Dikush duhet ta ndalojë këtë njeri të flasë”, tha një tjetër. Disa të tjerë supozuan me të tallur se Obama e kishte zgjedhur Biden të garonte përhrah tij si “Sigurim kundër vrasjes”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *