Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizte me armë me vete nëpër qytet, arrestohet 25-vjeçari në Elbasan


Policia e Elbasanit ka arrestuar një djalë të ri, pas akuzave se ai ka qenë duke qarkulluar me armë zjarri nëpër qytet.

25-vjeçari me inicialet A.Z, u ndalua në automjet ku iu gjet krahas pistoletës, edhe disa fishekë që i mbante në çantën e dorës, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Goditet një tjetër  rast i armëbajtjesë pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët. Qarkullonte me armë zjarri në qytet arrestohet në flagrancë nga Policia 25 vjeçari . Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe  fishekë luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  në bashkëpunim me Focën e Posaçme ” Shqiponja” në DVP Elbasan, në bazë të informacionit të marrë nga  qytetarët se një person  qarkullonte me automjetet dhe  dyshohet se kishte armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e personit të dyshuar. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë  u bë e mundur  lokalizimi  dhe bllokimi i automjetit bashkë me personin e dyshuar se qarkullonte me arme zjarri.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit  fizik të drejtuesit të automjetit,  në lagjen “28 Nëntori”,  i gjetën në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak. Në përfundim të veprimeve u bë   arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.Z., 25 vjeç,  banues në fshatin Përparim, Peqin. Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe besimin që kanë te Policia, si dhe i bënë thirje të mbështesinë Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në nr 112 ose në “Komisariatin Dixhital” duke garantuar anonimatin dhe reagim tē shpejtë e të paanshëm.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *