Vendosni fjalën kyçe....

Tronditet sërish SHBA – Sulm me armë pranë universitetit në Alabama, dy të vdekur dhe tre të plagosur


SHBA-ja tronditet nga një tjetër sulm me armë. Këtë radhë të shtënat me armë kanë ndodhur në Alabama, pranë Universitetit Shtetëror.

Sikurse shkruajnë mediat lokale dy burra kanë humbur jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur pas disa të shtënave me armë. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Policia iu përgjigj thirrjes për të shtënat me armë rreth orës 19:15, sipas orës lokale. Një burrë u gjet i vdekur në vendngjarje.

Tre të tjerë u dërguan në spital me plagë të rënda. Një i katërt kishte lëndime më të lehta. Një nga burrat e plagosur rëndë, më vonë u raportua se kishte ndërruar jetë në spital. Identiteti i viktimave nuk është zbuluar ende.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *