Vendosni fjalën kyçe....

Anija me 121 refugjatë në Mesdhe kërkon ndihmë për ankorim nga vendet e BE


Anija humanitare spanjolle, e cila tashmë shtatë ditë bart 121 migrantë në Mesdheun Qendror dhe pret një port të sigurt që të ankorojë, kërkoi ndihmë nga anëtaret e Bashkimit Evropian (BE), Spanja, Franca dhe Gjermania.

Organizata Open Arms njoftoi se u ka dërguar letra qeverive të tre vendeve duke kërkuar prej tyre që të kërkojnë nga Komisioni Evropian të gjejë zgjidhje për problemin e tyre.

Anija momentalisht gjendet afër ishullit italian Lampedusa, ndërsa e ka të ndaluar hyrjen në portet e Italisë dhe Maltës.

“Edhe njëherë përsërisim për emergjencën e gjetjes së portit të sigurt në të cilin mund t’i ankorojmë këta njerëz në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare, veçmas lidhur me deklaratën për të drejtat e njeriut e cila potencon të drejtën për jetë”, tha Anabel Montes, shefe e misionit të anijes së shpëtimit Open Arms.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *