Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet për Kashmirin, Pakistani dëbon ambasadorin e Indisë


Autoritetet pakistaneze kanë thënë se do të dëbojnë ambasadorin e Indisë dhe do të pezullojnë tregtinë bilaterale, dy ditë pas vendimit të Nju Delhit zyrtar për të shfuqizuar autonominë kushtetuese të një pjese të Kashmirit, një zonë kontestuese midis dy vendeve.

Ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mehmud Kureshi tha se qeveria në Islamabad kishte vendosur të pezullonte tregtinë me Indinë.

Kureshi më parë kishte refuzuar vendimin e Qeverisë së Indisë për të shfuqizuar autonominë kushtetuese të Kashmirit, duke thënë se ishte në kundërshtim me një rezolutë të OKB-së.

India dhe Pakistani, dy fuqi bërthamore, kanë zhvilluar tre luftëra që nga viti 1947 kur fituan pavarësinë nga Britania e Madhe. Dy nga tre konfliktet ishin për shkak të Kashmirit, një zonë e ndarë nga të dyja vendet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *