Vendosni fjalën kyçe....

Salvini paralajmëron Spanjën: Mjaft me provokime politike, do sekuestrojmë anijen me emigrantë


Zv.kryeministri e ministri i Brendshëm i Italisë, Salvini, ka lëshuar një mesazh të qartë për autoritetet spanjolle lidhur me anijen e mbushur me migrantë që mban flamur spanjoll.

Ai ka paralajmëruar se autoritetet italiane janë të gatshëm ta sekuestrojnë atë duke theksuar se ujërat italiane janë të mbyllur për të.

‘Anija ‘Krahët e Hapura’ ka qenë në Mesdhe prej gjashtë ditësh dhe tani po kërcënon të hyjë në Itali. Ajo do të kishte gjiothë kohën e duhur për të arritur në Spanjë, vendin e OJQ-së, që i dha flamurin anijes dhe ku disa kryebashkiakë ishin pro zbarkimit të emigrantëve. Por mbase këta zotërinj duan të bëjnë vetëm një provokim politik: Me sa duket jeta e njerëzve në bord nuk është përparësia e tyre e vërtetë, por ata duan me çdo kusht të transferojnë emigrantë të paligjshëm në vendin tonë. Ta harrojnë drejtuesit e anijes ‘Krahët e Hapura’ se mund të zbarkojnë këtu, përa ujërat italiane janë të mbyllura dhe ne jemi të gatshëm ta sekuestrojmë anijen.’ – shkruan Salvini  në faqen e tijnë ‘Facebook’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *