Vendosni fjalën kyçe....

Policët me kalë lidhin me litar qytetarin me ngjyrë, fotot nga Teksasi


Një foto që ka qarkulluar në rrjet ka shkaktuar kritika ndaj policisë në Teksas, SHBA. Kjo sepse në të shfaqej një njeri me ngjyrë, i lidhur me litar dhe që tërhiqej nga dy policë të hipur në kuaj.

Fotot janë shkrepur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Adrienne Bell, një figurë demokrate që është kandidate për në Kongres në vitin 2020.

Pas kritikave që kanë shoqëruar foton, Policia e Teksasit ka kërkuar falje.

Shefi i policisë së Galveston, Vernon Hale tha të hënën se teknika e ndalimit e përdorur për qytetarin, ishte e pranueshme në disa skenarë, por “oficerët treguan gjykim të dobët në këtë rast”.

Sipas “BBC“-së, Hale tha se nuk kishte “qëllim dashakeq” dhe se ka ndryshuar politikën e departamenteve për të “parandaluar përdorimin e kësaj teknike”.

“Së pari, i kërkoj ndjesë zotit Neely për sikletin e panevojshëm që i shkaktuam. Edhe pse kjo është një teknikë e praktikuar dhe e vlefshme në disa raste, mendoj se oficerët tanë nuk e gjykuan mirë situatën dhe mund të kishin pritur për një mjet transporti për të arrestuarin. Do ta ndryshojmë këtë procedurë”- tha shefi i policisë.

Ai shtoi që oficerët “mund të kishin pritur një njësi transporti në vendin e arrestimit”.

I arrestuari në foto, Donald Neely është lënë i lirë. Shefi i policisë tha se Neely është një individ i sëmurë mendor, dhe oficerët duhet të kishin pritur pavarësisht se sa kohë u desh për mbërritjen e një automjeti.

Donald Neely


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *