Vendosni fjalën kyçe....

Klop ka një ide gjeniale për të ndihmuar lojtarët e Liverpulit, punëson një surfer


Shefi i Liverpoolit, Jurgen Klopp, punëson surfer për të ndihmuar lojtarët të përballen me stresin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka punësuar në stafin e tij surfer-in profesionist, Sebastian Steudtner, për të ndihmuar lojtarët të luftojnë stresin dhe ankthin, përpara sezonit të ardhshëm të Premier League.

Steudtner, i konsideruar si një nga surfer-at më të mirë në botë, mori pjesë në kampin stërvitor të Liverpool, ku mbajti një fjalim motivues në lidhje me stresin dhe panikun.

Specialisti 34-vjeçar gjerman gjithashtu punoi me lojtarët në teknikat e frymëmarrjes. Steudtner fitoi çmimin XXL Të Valës më të Lartë në vitin 2015, pasi u ngjit në një valë gjigante 21.5 metra në Nazare, Portugali.

Në fillim të këtij viti, ai vendosi një tjetër rekord pasi në të njëjtin vend kapi një valë më shumë se 28 metra të lartë.

Nuk është hapi i parë i pazakontë i ndërmarrë nga Klopp për të ndihmuar lojtarët e tij. Sezonin e kaluar ai mori në ekip, Thomas Gronnemark, një danez që mban rekordin botëror për rivënien e topit me dorë në futboll.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *