Vendosni fjalën kyçe....

Trump firmos marrëveshjen, BE-ja do importojë 3 herë më shumë mish nga SHBA-ja


Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes për të nxitur eksportin e biftekut amerikan në Bashkimin Europian. Kjo marrëveshje vjen si një sinjal i qartë se SHBA dhe BE duan t`i sheshojnë përplasjet mes tyre dhe të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin tregtar.

I rrethuar nga zyrtarët e tregtisë si dhe përfaqësuesit kryesor të industrisë së biftekut, Trump firmosi në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen për uljen e barrierave tregtare në Europë si dhe për të zgjeruar aksesin në  këtë treg për fermerët amerikanë.

Kjo marrëveshje parashikon që, eksportet e biftekut amerikan në Bashkimin Europian të trefishohen, nga rreth 150 milionë aktualisht, në rreth 450 milionë dollarë, thonë zyrtarët amerikane të tregtisë. “Kjo është një fitore e madhe për fermerët amerikane, por padiskutim edhe për konsumatorët europianë, deklaroi Donald Trump.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *