Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata ia dha mandatin Sulit, por Mziu s’do t’ja dijë. Inauguron rrugë njëra pas tjetrës


Për Xhelal Mziun vendimi i Gjykatës së Tiranës për t’i dhënë mandatin e kryebashkiakut Rakip Sulit, pas votimeve të 30 qershorit, nuk do të thotë asgjë.

Mziu s’e ka përfillur fare këtë vendim por përkundrazi, ka inauguruar disa rrugë në bashkinë e Kamzës. Ai ka publikuar edhe foto të inaugurimit të punimeve për këto rrugë në rrjetet sociale.

“Gjatë inagurimit të punimeve të rrugës “Marije Kraja” që ndodhet në lagjen-7 në Njësinë Administrative Bathore, është 100% investim nga buxheti I Bashkisë Kamëz.
Rruga “Marije Kraja” ka një gjatësi prej 600 metra linearë, gjerësi prej 5 metrash dhe bazë asfaltimi 4 metra, si dhe bankinë në të dyja anët e saj me dimensione 2 X 0,5 metra.”, thuhet në shkrimin e publikuar nga Mziu.

Rruga “Buones Aires”, “Eagle Mobile”, dhe “Adem Jashari” janë disa prej rrugëve të tjera të inauguruara nga Mziu në dy ditët e fundit.

Në zgjedhjet e 30 Qershorit në Kamëz, pjesëmarrja e qytetarëve kujtojmë se ishte më pak se 10%.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *