Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Objektivi ynë është zgjedhje të parakohshme parlamentare


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Mirdita deklaroi se objektivi i partisë së tij janë zgjedhjet e paralohëshme parlamentare.

Basha nënvizoi se qëllimi i protestave ka qenë diktimi i kushteve minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rruga jonë për ta kthyer refuzimin masiv të 30 qershorit nga një shumicë “Rama ik” në një shumicë qeverisëse, kalon përmes kutisë së votimit. Për këtë askush nuk ka asnjë iluzion. Qëllimi i protestave ka qenë, është dhe mbetet të diktojë kushtet minimale për zgjedhje të lira e të ndershme.

Më tej kreu i PD-së ka deklaruar se duhen reforma të thella si edhe dërgimi para drejtësisë i atyre që shkatërruan zgjedhjet.

Objektivi ynë politik është i qartë: zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe një parlament legjitim të dalë nga vota e mirditorëve dhe vota e shqiptarëve, dhe jo të diktuara nga krimi dhe paraja e drogës. Zgjedhje të garantuara përmes një qeverie tranzitore, një reformë e thellë elektorale, çuarja para drejtësisë e të gjithë atyre që tashmë i ka dëgjuar e gjithë bota se si shkatërruan zgjedhjet e 2017-s dhe, natyrisht, pas farsës së 30 qershorit, mbajtja në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e zgjedhjeve legjitime lokale”- tha kreu i opozitës.

Duke theksuar se PD e ka nisur këtë betejë për interesin e njerëzve, Lulzim Basha shprehu vendosmërinë për ta çuar atë deri në fund për interesin e njerezve.

“Ardhja e Partisë Demokratike në pushtet do të jetë dita e nisjes së një ndryshimi pozitiv për çdo shqiptar, pa dallime partiake, edhe për socialistët, për të gjithë. Ne jemi gati t’u tregojmë shqiptarëve rrugën e shpresës, rrugën e ndryshimit të thellë politik dhe ekonomik të vendit.”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *