Vendosni fjalën kyçe....

Vasili i përgjigjet Calaveras: Që s’do përgjigjesh dihet, po na kurse retorikat me dashnorë të reformës në drejtësi


Petrit Vasili, i ka kthyer përgjigje shefes së ONM-së, Genoveva Ruzi Calavera, e cila në 3-vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit me konsensus të reformës në drejtësi tha: ‘Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet’.

Calavera e bëri deklaratën e mësipërme gjatë inaugurimit të ‘Polit të Drejtësisë’, ndërsa Vasili i është përgjigjur duke thënë se shqiptarët nuk do presin 1 mijë vjet për reformën në drejtësi.

‘Calavera nuk do presim 1 mije vjet sa Roma per reformen ne drejtesi!!!

Dje Calavera tha: “Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.”

Kushtetuta e 21-22 korrikut ka afate te qarta te shkruara e zeza mbi te bardhe per te mos pritur sa Roma per reforme,por ato jane shkelur e dhunuar nga fillimi ne fund,

1.A e rrit dhe garanton integritetin e reformes dhunimi i corpusit juridik baze te saj sic eshte kushtetuta normat dhe afatet e saj ???

Kandidatet e kontestuar fort nga vete ONM e Calaveres sot jane anetare te shumices se KLGJ dhe KLP sepse rilindja i hodhi ne kosh edhe konstatimet e ONM dhe i zgjodhi ata se i duheshin per te kapur drejtesine.

2.A e rrit dhe garanton integritetin e reformes prania e ketyre anetareve te KLGJ dhe KLP pa asnje integritet??

Calavera i referohet Romes dhe mire ben,

por shqiptaret nuk kane kohe te presin 1 mije vjet,

ata kerkojne respekt absolut te kushtetutes se tyre qe e lexojne vetem ne shqip,

ata refuzojne kapjen e drejtesise nga rilindja me ane te klienteve te saj dhe me integritet te rrenuar, qe kane mbushur institucionet e reja.

Qe Calavera nuk do te pergjigjet kjo dihet..!

Te pakten te na kurseje retorikat me dogmat alla komuniste te se shkuares me armiq dhe me dashnore te reformes ne drejtesi.’ – shkruan Vasili në ‘Facebook’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *