Vendosni fjalën kyçe....

Zhvati me kolegun 28 milionë lekë të klientëve, arrestohet ish-punonjësi i bankës


Arrestohet një ish-punonjës i një banke të nivelit të dytë, i cili rezulton i dënuar me 10 vite burg. Olsi Boriçi, banues në Shkodër, u arrestua në një banesë në lagjen “Skënderbeg”.

Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017 e ka dënuar Boriçin me vendim të formës së prerë  me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” .

“Ky shtetas  në bashkëpunim me një shtetas tjetër, duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve  të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar  në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *