Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona paguan klauzolën për Griezman


Drejtuesit e klubit të Barcelonës kanë realizuar këtë të enjte procesin e transfertës së shumës prej 120 milionë euro në llogari të Atletico Madrid, duke paguar kështu klauzolën e transferimit të sulmuesit francez Antoan Griezman.

Lajmi është publikuar nga media e famshme franceze “L’Equipe”, e cila informon gjithashtu se për shkak të shumës së konsiderueshme, dhe procedurave të ngadalta, transferta e parave do të finalizohet vetëm të premten.

Ditë kur më në fund, ylli francez kampion bote në fuqi mund të shpërngulet nga Madridi në drejtim të Barcelonës, për të nënshkruar marrëveshjen e paralajmëruar 5-vjeçare me klubin katalanas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *