Vendosni fjalën kyçe....

Sundimtari i Dubait akuzon princeshën e arratisur për “kontakt të papërshtatshëm” me truprojën e saj


Sundimtari i Dubait dyshonte se gruaja e tij më e re, princesha Haya kishte ‘kontakt të papërshtatshëm’ me truprojen e saj britanike, pasi i gjeti bashkë gjatë një vizite të papritur në shtëpinë e tyre në Londër.

Sheiku Mohammed al Maktoum u kthye papritur në rezidencën në Londër, pasi kishte ndjekur dasmën e tre djemve në Dubai.

Duke cituar burime familjare, “The Times” shkruan se sheiku Mohammed ishte tronditur kur e kishte gjetur gruan me truprojën dhe i kishte kërkuar të kthehej me të në Dubai.

Princess Haya, e cila ështe dhe motra e mbretit të Jordanisë, refuzoi dhe tani është vendosur të përfshihet në divorcin më të shtrenjtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, raportet në gazetën “Times” treguan se dyshimet e Sheikut ishin, në fakt, të pabazuara.

Miliarderi Sheikh fluturoi në shtëpi në Dubai, ndërsa gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre mbetën në Londër.

Më vonë ai postoi një poemë në arabisht në mediat sociale duke aluduar për tradhëtinë e të shoqes.

Ai shkroi: “Ti tradhtare, ti tradhtove besimin më të çmuar dhe loja jote është zbuluar”.

Më 10 prill të vitit 2004, princesha Haya u martua me Sheikun Mohammed – nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtari i Dubait.

Ai ishte 53-vjeç në atë kohë dhe princesha Haya 30-vjeç, e cila u bë gruaja e tij e gjashtë dhe më “e vogla”. Ai thuhet se ka 23 fëmijë nga bashkëshortet e tij të ndryshme.

Problemet mes tyre filluan vitin e kaluar, kur Latifa, një nga vajzat e sheikut Mohamed, u përpoq të largohej nga vendi.

Në një video që u përhap në mbarë botën, princesha 33-vjeçare pohoi se ajo dhe familja e saj “nuk kishin liri zgjedhjeje” në jetën e tyre dhe se ajo ishte abuzuar.

Latifa thuhet se u arratis me ndihmën e një francezi, por u kap nga burra të armatosur jashtë brigjeve të Indisë dhe u kthye në Dubai. 

Sipas  “BBC“-së, princesha Haya kishte zbuluar fakte shqetësuese rreth përpjekjes së princeshës Latifa për të ikur dhe i ishte nënshtruar presionit në rritje nga anëtarët e familjes së burrit të saj.

Ajo thuhet se nuk ndjehej më e sigurtë dhe u largua në Gjermani, e më pas në Britani të Madhe, ku po qëndron dhe ka nisur procedurat e divorcit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *