Vendosni fjalën kyçe....

Basha takime në Kavajë e Elbasan, takon qytetarët e i fton në protestë


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka zhvilluar pasditen dhe mbrëmjen e sotme takime me qytetarët e Kavajës dhe të Elbasanit.  Fillimisht kreu i opozitës është ndalur në Kavajë, ku është takuar me drejtuesit e PD-së si dhe qytetarë të shumtë.

Ai shoqërohej në këtë takim nga Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi, kryebashakiaku Sakja si dhe zyrtarë të tjerë.

Prej këtej, Basha e ka mbajtur frymën në qytetin e Elbasanit, ku është pritur nga dhjetëra qytetarë, ndërsa shoqërohej edhe nga ish-deputeti, Hasa.

Basha ka theksuar se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme nuk do ndalet ndërsa largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *