Vendosni fjalën kyçe....

Nicki Minaj koncert në Arabinë Saudite, shpërthejnë kritikat


Artistja e njohur e rrymës hip-hop, Nicki Minaj, e njohur për shfaqjet e saj ekstravagante dhe për zheshje e kërcimet me tundje të pasmesh në skenë do të marrë pjesë në një festival në Arabinë Saudite.

Kodi i veshjes së vendit nuk mund të vlejë për Minaj, por gratë saudite pritet ta respektojnë.

Organizatorët e festivalit kulturor të sezonit të Jeddah, një projekt i mbikqyrur nga një agjenci qeveritare saudite, njoftuan të martën se Minaj do të performonte në veprimtarinë, të planifikuar për në 18 korrik.

Veprimet në skenë të këngëtares, që tipikisht përmbajn kërcime provokuese dhe këngë që përdorin gjuhën vulgare shkaktoi jo pak thirrje dhe kritika të njerëzve, që kanë mbushur rrjetet sociale me postimet e tyre.

Kodi i veshjes së detyrueshme të Arabisë Saudite kërkon që gratë të veshin një veshje të gjatë si mantel, të njohur si ‘abaya’ dhe t’i mbulojnë flokët me shami.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *