Vendosni fjalën kyçe....

Juventus plane për të marrë Donnarumman e Milanit


Nga “Repubblica” vjen një plan i jashtëzakonshëm i Juventus për Donnarumma. Me regjinë interesante dhe të kujdesshme të Mino Raiola, bardhezinjtë po përgatisin një sulm të ri ndaj portierit të Milan.

Në detaje, pas rikthimit të Buffon në Continassa, Paratici do të ishte i gatshëm ta kalonte Szczesny te PSG dhe Perin te Milano, për t’i bërë vend Gigio në mes të shtyllave të Juve.

Duke lënë Milan për arsye buxheti, Donnarumma vazhdon të tërheqë Juve. Sidomos pas kthimit në shtëpi të Buffon, i cili mund të jetë i dytë pas Gigio bardhezi. Për momentin jemi ende në fushën e hipotezave dhe asgjë nuk është shqyrtuar ende në mënyrë zyrtare në këtë drejtim. Por ideja e sjelljes së Donnarumma në Torino e tërheq shumë Paratici.

Një operacion që nuk është i lehtë për t’u arritur. Gjithashtu, sepse më parë bardhezinjtë duhet të sistemojnë portierët e tjerë si Szczesny dhe Perin. I pari mund të kalohet te PSG, e cila tashmë ka ofruar Areola dhe njëzet milionë për Gigio.

I dyti te kuqezinjtë për të ulur pretendimet për para në dorë të Maldini dhe Boban. Natyrisht, lëvizje të komplikuara, por jo të pamundura. Veçanërisht nëse në mes është Mino Raiola.