Vendosni fjalën kyçe....

7 të vdekur nga përmbytjet në Rusi, 17 milionë dollarë dëme (Fotot + Videot)


Shtatë persona kanë vdekur në përmbytjet që kanë shkatërruar rajonin e Irkutskut në Siberi. Mijëra familje janë zhvendosur si pasojë e përmbytjeve.

‘Sipas të dhënave të fundit, shtatë vetë u vranë nga përmbytja. Nëntë janë të humbur mes të cilëve njëri është fëmijë’, raportoi agjencia e lajmeve ‘TASS’ të hënën, duke cituar një burim nga shërbimet rajonale emergjente. Rreth 153 persona të tjerë janë lënduar dhe aktualisht janë në spital.

Vërshime të rënda janë shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin javën e kaluar. Nivelet e ujit të disa lumenjve u rritën brenda pak kohe në më shumë se dy metra.

Deri në 30,000 njerëz nuk patën energji elektrike ndërsa ujërat dëmtuan rrugët.

Dëmtimi në rajon aktualisht vlerësohet në rreth 1.1 miliardë rubla (17 milionë dollarë amerikanë). Parashikimet parashikojnë një rënie të re të ujit gjatë ditëve të ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *