Vendosni fjalën kyçe....

Kosova nuk pranohet në Eurovision merr 673 vota kundër


Kosovën nuk do ta shohim në Eurovision, të paktën edhe për ca kohë. Votimi për ndryshimet e statusit në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së, i mbajtur në Oslo, ka përfunduar me një rezultat negativ, raportojnë mediat vendase.

Ndryshimi themelor, i cili synonte hyrjen e Kosovës në EBU (Bashkimi Evropian i Radio Televizioneve), ishte heqja e anëtarësimit në “Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit” si një parakusht për pranimin e një transmetuesi publik në EBU.

Para fillimit të votimit, Serbia, Greqia, Qipro dhe 16 shtete tjera, kërkuan që votimi të bëhej i fshehtë dhe kjo kërkesë e tyre u pranua.

Nga 1186 votues, 673 votuan kundër, 400 pro dhe 113 abstenuan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *