Vendosni fjalën kyçe....

Dëshira e pazakontë e të moshuarës, kërkon ta arrestojnë para se të vdesë (FOTOT)


Një stërgjyshe 92-vjeçare është arrestuar nga policia me dëshirën e saj, pasi ajo donte të provonte se çdo të thoshte të “jesh në anën tjetër të ligjit” përpara se të vdiste.

“The Independent” shkruan se Josie Birds, nga veriu i Mançesterit, kërkoi që të mbahej në paraburgim nga oficerët, pasi gjatë gjithë jetës së saj kishte qenë e mirë dhe nuk e kishte thyer ligjin. Ndaj donte ta provonte se çdo të kishte përjetuar po ta kishte bërë.

Dëshira e të moshuarës u realizua me ndihmën e një miku të familjes dhe dy oficerëve të cilët erdhën në shtëpinë e saj të shtunën pasdite.

Mbesa e saj Pam Smith tha: “Ata e akuzuan atë për plaçkitjen e një pike të Co-op dhe përgjigjja e saj ishte: Unë nuk i bëj pazaret e mia në Co-op “.

Oficerët i vendosën prangat të moshuarës dhe futën në pjesën e pasme të furgonit të policisë dhe e çuan në komisariat, ku ‘e pyetën’ me rigorozitet.

“Ajo donte të shkonte edhe në qeli, por ata i dhanë çaj dhe tortë në vend të kësaj. Ajo u ngazëllye të dielën dhe gjatë gjithë ditës mbeti duke folur për këtë, dhe ende është e ngazëllyer për përvojën e saj. “, tha Smith.
Policia e Manchesterit u sigurua që publiku ta mësonte se arrestimi nuk ishte i vërtetë.

“Ne jemi të lumtur që bëmë të buzëqeshë një zonjë të moshuar. E  ndihmuam që të realizonte një nga dëshirat e saj të fundit”- janë shprehur policët.

Znj. Birds, ka gjashtë vajza, 20 nipër e mbesa, 28 stërnipër dhe dy stër-stërnipër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *