Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Historia e Ramës e një njeriu që kërkon vetëm pushtet dhe para


Kreu i PD-së Lulzim Basha në një dale për publikun nga selia blu duke bërë një përshkrim të aksionit opozitar në 6 vite të opozitës theksoi se historia e Ramës është e një njeriu që dështoi në gjithçka dhe kërkon vetëm pushtet.

Neveria që sot shqiptarët ndjejnë për të nuk duhet të bëjnë që ta harrojnë. Duhet ta fiksojnë mirë fytyrën e të keqes, të etjes për pushtet, të tradhtitë. Nuk duhet të lejojnë fytyra të ngjashme të marrin në dorë fatet tona sërish. Shpesh kur vjen fundi i së keqes njerëzit ndjejnë një lehtësim, që i bëjnë të harrojnë shpejt atë që ishte.

Mungesa e reflektimit ka qenë një mallkim shoqëror. Ne rrallë kemi reflektuar ndaj të këqijave ndaj i kemi përsëritur. Historia politike e Ramës nuk është historia e një njeriu që dështoi në gjithçka, që kërkon verbërisht pushtet e para për t’u hakmarrë, por është dhe historia e një shoqërie që mashtrohet”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *