Vendosni fjalën kyçe....

‘Duhet një marrëveshje me Prishtinën, heqja e taksës çel dialogun’ – Ministri i Jashtëm serb


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiç, ka deklaruar se samiti i Francës dështoi për shkak të mosheqjes së taksës ndaj mallrave serbe prej Kosovës.

Ai ka deklaruar se dy vendet duhet të arrijnë një marrëveshje që është në të mirën e tyre dhe rajonit, por shtoi se heqja e taksës është vendimtare për rinisjen e dialogut, shkruan Lajmi.net.

‘Kjo ishte një mundësi për të vazhduar dialogun. Vetëm kërkojmë që masat që janë pengesë për dialogun, në fakt, taksa, që është vendim politik dhe jo ekonomik, të hiqet para vazhdimit të dialogut. Për ne është shumë me rëndësi të arrijmë një zgjidhje’, theksoi Daçiq duke shpjeguar se kompromisi nuk parasheh që nga Beogradi të kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

I pyetur nëse ekziston mundësia që së bashku me BE-në, SHBA-në dhe Rusinë, në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës të përfshihet edhe Kina, Daçiq tha se deri më tani nuk ka paralajmërime për ndryshimin e formatit të dialogut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *