Vendosni fjalën kyçe....

Bardh Spahia flet për herë të parë pasi u la në “arrest shtëpie”: Asnjë hap pas


Bardh Spahia ka folur për herë të parë pas arrestimit të tij. Ai falenderon të gjithë për solidaritetin, ndërsa thekson se nuk lëkundet për asnjë sekondë në qëndrimin e tij.

Ai bën thirrje për qëndresë kundër qeverisë së Ramës, që e konsideron të “keqen që po kthehet duke kapur për fyti demokracinë”.

“VETEM QENDRESE!

Të gjithëve e secilit, miq, kolegë, të njohur e të panjohur, brenda e jashtë vendit, u jam thellësisht mirënjohës për solidaritetin, vëmendjen e mesazhet! E drejta triumfon mbi cdo urdhër politik e keqpërdorim të shtetit, ashtu si vendosmëria për të bërë gjënë e duhur për këtë vend, nuk lëkundet as edhe një sekondë!

Solidariteti njerëzor mbetet sinjali më i qartë se shpresa është e fortë në këtë vend, njëlloj si ndërgjegjësimi se beteja kundër të keqes nuk është e lehtë, por aspak e pamundur!
Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim! 

Për formim e traditë familjare, besoj tek qëndresa përballë të keqes, si rruga për të merituar lirinë e demokracinë. Ajo betejë bëhet vec pastër, pa kthesa e konformizma! Paqja pa drejtësi është diktaturë, e diktatorët vec rrëzohen!

Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja!Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam prane cdo qendrestari e ushtari te demokracise qe mbron lirine duke u perballur me dinjitet e kurajo kunder te keqes qe po rikthehet per te mbytur e zene per fyti demokracine ne atdheun tone.

E aty do jem bashke me ta, mirenjohes per sherbimin qe i bejne kombit te vet, me sa te kem mundesi e sa te kem fryme! Respekt për të gjithë qëndrestarët!# Asnjë Hap Pas #Të Bashkuar Ia Dalim#Rama Ik”, shkruan Spahia.

Gjykata e Shkodrës vendosi para dy ditësh, ta lërë në ‘arrest shtëpie” ish-deputetin Bardh Spahia. Ai akuzohet për ngjarjen e ndodhura disa ditë më parë në KZAZ-në e Shkodrës. Momenti i arrestimit të Spahisë shkaktoi shumë debate, për shkak se ndodhi gjatë transmetimit live të emisionit “Open” në Top Channel. Spahia i ishte përgjigjur thirrjes së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që të shkonte në emision, duke rrezikuar ta arrestonte policia. Gjë që ndodhi.

Qytetarë nga Shkodra protestuan para Policisë së Tiranës ku mbahej ish-deputeti Spahia, duke kërkuar lirimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *