Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me 53 kg marijuanë në Janinë, arrestohen 3 shqiptarët


Policia greke ka arrestuar 3 shqiptarë në kufirin greko-shqiptar, nën akuzën e trafikimit të marijuanës.

Mësohet se arrestimi i tyre është bërë Janinë, ndërsa kishin tentuar që të trafikonin 53 kg marijuanë të ndara në çanta, që u gjetën më pas në një makinë të braktisur disa kilometra më tutje.

Kapja e tyre është bërë e mundur në Janinë, ndërkohë identiteti i shqiptarëve ende nuk dihet por mësohet se i përkasin moshave 29, 29 dhe 32-vjeçare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *