Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja urgjente në PD pas proteste: Protesta deri në datën 30 qershor


Pas protestës në selinë blu u thirr një mbledhje urgjente ku u kërkua nga kryetari i PD-së një aksion gjatë gjithë kësaj jave me misionin mos zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Basha është shprehur gjithashtu se më 30 qershor nuk do të zhvillohen zgjedhje, ndërsa u ka kërkuar strukturave që të përgatiten për zgjedhje të parakohshme.

“Jemi në metrat e fundit të finishit të kesaj beteje. Nuk është ky fundi. Na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën. Kemi mbështetjen popullore te qytetareve shqiptareve e kanë të pazëvendësueshëm për fitoren e kësaj beteje. Besimi i qytetarëve nga akti i sotëm është në kuotat maksimale”, është shprehur Basha.

Protestat do të jenë të ngjashme me ato që u zhvilluan një ditë më parë në Shkodër. Ndërkohë, kryetarët e bashkisë së PD do të vazhdojnë me këmbëngulje zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit dhe duke filluar nga e hëna do të nxjerrin urdhrin për revokimin e listave të zgjedhësve në qendrat e votimit.

Basha mësohet të ketë deklaruar se opozita ka siguruar një mbështetje të lartë që shkon nga 54% deri në 60%.

“Çdokush qe mendon se duhet te sakrifikojmë kauzën për hir të disa kapsollave dhe rënies pre e provokimeve, është dritëshkurtër”, ka thënë kreu i PD-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *