Vendosni fjalën kyçe....

Djegia e KZAZ-së në Shkodër, Rudina Hajdari: Servila të kryetarit, do jap rrogën time për riparimin e shkollës


Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me djegien e shkollës në Shkodër, e cila shërbente si KZAZ. Hajdari tha se do të dhurojë rrogën e saj mujore si deputete, për riparimin e dritareve të shkollës, që sipas saj u dogjën nga servilët e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, duke kritikuar kështu mbështetësit e PD-së.

 “Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier.

Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa”, shkruan Hajdari.

Protestues nga opozita u grumbulluan mbrëmjen e kaluar pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku ndodhen materialet zgjedhore për qarkun të dorëzuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Protestuesit kanë thyer xhamat e shkollës dhe kanë tentuar t’i vënë flakën.

Punonjës të Policisë Bashkiake të Shkodrës, të mbështetur nga simpatizantë të Partisë Demokratike dhe ish-deputeti Bardh Spahia janë përplasur me efektivët e policisë që ruanin derën e KZAZ nr. 3 dhe me forcë kanë hyrë në ambientet e brendshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *