Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 42-vjeçari në Lezhë


Një 42-vjeçar në Lezhë është arrestuar nga policia, pasi rezultonte në kërkim nga Italia. Shtetasi me inicialet L.K ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 kishte caktuar  për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Lezhjani akuzohet për kryerjen e veprave penale “Organizatë kriminale”dhe “Shfrytëzim prostitucioni” .

DETAJET E POLICISË
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni

Shërbimet e Policisë kriminale të Komisariatit Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• L.K.,42 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”dhe “Shfrytëzim prostitucioni” .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *