Vendosni fjalën kyçe....

“Kruja e Fushë-Kruja plot me drogë, policia vjen ndihmon për korrjen” – Denoncimi (Fotot)


Një banor i Krujës ka denoncuar mbjelljen dhe përpunimin e kanabisit në zonën e Fushë-Krujës dhe të Krujës.

Ai ka publikuar disa foto ndërsa në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha thotë se policia vetëm sa i ka prerë bimët dhe nuk i ka djegur.

Banori thotë se furgonët që transportojnë punëtorët që punojnë në parcelat me drogë mbushen çdo ditë në Kamzë ndërsa punëtorët paguhen me 25 mijë lekë për 8 orë punë.

“Operacionet fasade antidroge te narkopolicise! Kruja dhe Fushe Kruja anekande me hashash elektoral! Miq, Narkopokicia ben sikur po lufton kanabisin. E verteta eshte se operacionet e saj jane sa per sy e faqe, pra thjeshte fasade.

Jo vetem qe ajo nuk shkon te parcelat e medha por dhe drogen e prere sa per lufte fasade policia e le ne vend qe ta marrin trafikantet! Ketu me poshte keni mesazhin dhe fotot qe deshmojne kete gje! Sb

Pershendetje de keto foto jane bere ne fush kruje. Policia ka qen kontroll veqse e ka prere dhe nk e ka djegur Dmth i ka ndihmuar per ta korre demek se e ka shkatrruar parcelen Ketu vijne furgonat mbushen plot e perplot me njerez ne kamez Paga 2500 8 ore. Kruja dhe fushekruja jane te mbushura deng me hashash.” – shkruhet në denoncimin e qytetarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *