Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Në protestën e nesërme nuk do djegim godina por do rrezojmë Ramën


Në një takim me strukturat në Tiranë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka ftuar edhe një herë shqiptarët për një pjesëmarrje sa më masive në protestën e nesërme të Opozitës.

Sipas tij, kompromis me Edi Ramën nuk do të ketë, ndërsa shtoi se një protestë paqësore dhe masive do të ishte goditja më e fortë për të. Kryemadhi tha se dhuna është shpëtim për Edi Ramën dhe ndaj protesta nuk ka qëllim djegien e institucioneve, por masivitetin për të larguar Edi Ramën.

Largimi i Edi Ramës do të thotë fund i tranzicionit në vend. Nuk ka më asnjë kompromis me një njeri që punon për grupin e tij të klientëve dhe ka varfëruar shqiptarët. Me atë që jo vetëm premtoi 300 mijë vende pune, por largoi 500 mijë shqiptarë. Vetëm një protestë paqësore dhe në formën më të bukur do të jetë goditja më e rëndë për krimin e organizuar dhe për Edi Ramën”- tha Monika Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *