Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Durrësi tregoi vijën ndarëse mes krimit dhe Partisë Socialiste


Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së doli publikisht dhe akuzoi kryeministrin Rama si njeriun që solli krimin dhe drogën në Shqipëri.

Në gjendjen e tronditur ku gjendet çdo shqiptar i ndershëm përballë zbulimit të së fytyrës së vërtetë të regjimit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, është e rëndësishme që të gjejmë kthjelltësinë për ta parë të vërtetën në sy, dhe të gjithë të vërtetën. Beteja ime dhe e Partisë Demokratike këto 6 vjet ka qenë një betejë e vazhdueshme kundër trafikut të drogës, kundër krimit dhe kundër kapjes së shtetit nga krimi“-deklaroi Basha

Basha shoti se Durrësi është sot qyteti që na tregon se si është shkrirë shteti me krimin.

Sikurse e pa gjithë bota, në Durrës, sot nuk ka më asnjë dallim dhe asnjë vijë ndarëse mes krimit dhe Partisë Socialiste dhe institucioneve të pushtetit që kontrollon Partia Socialiste. Bandat janë shtabe elektorale të Partisë Socialiste, kokat e krimit konsiderohen si shefa të tyre nga administrata publike, bandat caktojnë dhe marrin përfaqësuesit e tyre në Kuvend me siglën e PS-së, ndërsa drejtues socialistë koordinojnë cdo veprim politik me kriminelët“-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *