Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Dosja 339 mbahet në sirtar dhe tani del për shantazh politik


Kryeministri Edi Rama ka komentuar përgjimet e publikuara në Bild për dosjen 339, duke e quajtur daljen si shantazh dhe të lidhur me reformën në drejtësi.

Rama foli edhe për urdhrin e prokurorisë për ndalimin e publikimit duke quajtur absurd.

“Është një urdhër absurd i prokurorisë për të ndaluar mediat që të publikojnë përgjimet. Absurd! Nuk e di nëse i referohet ndonjë ligji të shkruar, por është i gabuar. Mediat janë të lira. Fjala vjen Wikiliks, tronditi gjithë labirinthin e komunikimeve diplomatike amerikane por nuk di të jep hapur ndonjë proces gjyqësor për gazetat. Mediat janë lajmësi”-deklaroi Rama në emisionin “Real Story” në Vizion Plus.

Rama e quajti se publikimi  ka aspekt politik dhe është mbajtur në sirtar për shantazh politik.

Gjithë këta njerëz që i përkasin botës së krimit janë në burg. sa i përket aspektit politik ka diçka që askush nuk e thotë, por është diçka më problematikë…sepse unë besoj që kjo është një dosje e mbajtur në sirtar për shantazh politik dhe që lidhet me atë që unë e kam quajtur tërmeti i reformës në drejtësi në proces.

Këto copa materiale merren dhe nxirren që të ekspozohen në një gazetë me tirazh shumë të madh në Gjermani, duke sulmuar dy gjëra, e para duke i dhënë një kornizë të një zbulimi gjerman për të sugjestionuar shqiptarët këtu. Nga ana tjetër kjo ekspozohet në momentin kur ne presim nga Gjermania dhe vendet e tjera të marrim një dritë jeshile për negociatat. Natyrisht ky është një ushqim që helmon gjakun e shumë njerëzve këtu”-tha Rama.

Rama u ndal edhe te moskandidimi i Dakos për një mandat tjetër në Bashki duke thënë se është e lidhur edhe me situatën e përgjimeve.

Kjo ka qenë një vendimmarrje në bashkëpunim me Vangjushin që i erdhi shpirti në majë të hundës për gjithë këtë situatë. Kemi bërë një vlerësim të të gjitha gjërave dhe vetë ai e ka pasur edhe këtë shqetësim sepse u bë tabelë qitje për diçka sipas tij është inskenim mbi bazë muhabetesh. Ka lidhje me një proces fushate në një zonë të caktuar ku këta njerëz që sot janë prapa hekurave kanë qenë historikisht në shërbim të Partisë Demokratike”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *