Vendosni fjalën kyçe....

Dako sfidon përgjimet e publikuara në Bild: Nuk kam folur me Avdylajn në ato biseda


Vangjush Dako ka sfiduar përgjimet e publikuara në Bild të dosjes 339, duke deklaruar se ai në këto përgjime që janë publikuar nuk ka folur me Astrit Avdylajn.

Nuk jam duke folur me Astrit Avdylaj. A më akuzon ky gjermani? Unë nuk jam duke folur me të. Nuk jam duke folur me atë, këtë ta sfidoj këtu”- deklaroi Dako nëemision “Opinion.

Kjo tregon se e ka manipuluar për të krijuar gjithë këtë lidhje. Me mua nuk është në asnjë vend Astrit Avdylaj”, theksoi më tej Dako, i cili ka treguar dhe se çfarë ka thënë në prokurori.

Në prokurori kanë dhënë shpjegimet e mia për 5 orë dhe nuk më kanë pyetur për këtë telefonatë. Nuk janë marrë në detaje, kanë ushtruar kontroll, kanë sekuestruar materialet e bashkisë”-shtoi Dako.

“Vlla, lale është shprehje e gjithë shqiptarëve”, tha Dako.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *