Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm në detyrë: Shqipëria meriton meritokraci në institucione, 80% e stafeve të konsullatave do ndryshojnë


80% e konsullatave shqiptare dhe më shumë se 50 diplomatë shqiptarë në mbarë botën do largohen ose transferohen.

Ka qenë ky njoftimi i ministrit të Jashtëm në detyrë, Cakaj, në një deklaratë për mediat. Ai tha se kjo bëhet për shkak të reformimit të diplomacisë dhe rritjes së shërbimit.

“Shqipëria nuk meriton asgjë më pak se meritokraci në institucione, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci. Lidhur me këtë parim elementar që udhëheq gjithë ndërmarrjen tonë, komunikoj se 80 për qind e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë nëpër botë nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshohen rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve.” – tha Cakaj.

Më tej ai tha se mbi 50% e pasaportave diplomatike dhe atyre të shërbimit do shpallen të pavlefshme duke nisur nga java e ardhshme, vendim i marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë.

“Këtu, ndaj me ju faktin se tashmë reforma e pasaportës Diplomatike dhe të Shërbimit ka hyrë në fazën përfundimtare. Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, mbi 50% e pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit do të shpallen të pavlefshme dhe do të jenë jashtë funksionit. Këtu kujtoj, për të gjithë ju, se numri i pasaportave Diplomatike të Shqipërisë dhe numri i pasaportave të Shërbimit të Shqipërisë shkon mbi 2500 dhe kjo është jo vetëm në norma të papranueshme, por në fakt, është një praktikë e pabesueshme. Dhe kjo, do të marrë fund që nga java e ardhshme.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *