Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Xheni Karaj: Gazetarucët po manipulojnë. Filmi në RTSH trajton bullizimin


Xheni Karaj aktiviste në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBTI ka reaguar për shkrimin në Hashtag.al rreth filmit me metrazh të shkurtër të shfaqur në Radio Televizionin Shqiptar ku trajtohej historia e dy fëmijëve homoseksualë.

Në postimin e saj në Facebook, Karaj, kritikon qëndrimin për shkrimin kundër filmit të shfaqur dhe pohon se filmi trajton bullizmin.

Karaj, gjithashtu sqaron se sipas studimeve 1 në 5 adoleshentë në Shqipëri vuajnë nga bullizmi dhe 1 në 10 të rinj homoseksualë braktisin shkollat.

“Filmi i mëposhtëm Joshua dhe Harry me regji nga Marko Marchillo shkaktoi histerinë e radhës mes rojtarëve të moralit, familjes tradicionale, gazetarucëve dhe avokatucëve impotent.

Filmi siç do ta shihni dhe vetë më poshtë trajton historinë e një djali 14 vjeçar, i cili është viktimë e bullizmit për shkak të orientimit të tij seksual. Në 13 minuta regjisori artikulon thjeshtësisht të gjitha sfidat që një adoleshent gay kalon me veten, familjen dhe shoqerinë. Veten në këtë film mund ta gjejë çdo adoleshent shqiptar pavarësisht orientimit seksual.

Sipas studimeve të fundit rezulton që 1 në 5 adoleshentë në Shqipëri vuajnë nga bullizmi. 1 në 10 të rinj të komunitetit LGBTI braktisin shkollat për shkak te tij”-shkruan Karaj.

Më tej Karaj, artikulon se shfaqja në RTSH e këtij filmi është për qëllime edukuese dhe sipas saj tregon fëmijët të cilët përballen me bullzmin.

Vetëm pak dite me pare ishim dëshmitare të një video te tmerrshme që beri xhiron e rrjeteve sociale, pse nuk u alarmuan institucionet, rojtarët e moralit, familjes tradicionale nga ato pamje makabre? Pse nuk organizuan një emision të vetëm gazetarucët që i kanë kthyer emisionet e tyre në mejhanë të ftuarish që veç bullojnë njëri-tjetrin dhe vjellin gjuhë urrejtjeje?

Ai film i shfaqur nga TVSH e cila paguhet dhe nga taksat e ne homoseksualeve është minimum që media mund të bëj për të gjithë ata të rinj të cilët mendojnë çdo ditë si të dëmtojnë ose vrasin veten, pasi jeta i është kthyer në një ferr të përditshëm për shkak te bullizmit. Pjesa tjetër e punës ju takon juve të rriturve, qofshi familjare, mësues, psikologe, motra e vëllezër”-shrkuan Karaj.

Xheni më tej përfundon se është në dorë të të rriturëve të gjykojnë nëse duan që të lejojnë fëmijët të shohin filmin.

Nëse ju vendosni te mbyllni televizorin, ndërroni kanalin ose t’i mbyllni sytë fëmijëve, mbesave, nipërve tuaj kur probleme të tilla artikulohen ose filma të tille shfaqen në televizor për qëllime edukuese, atëherë keni dështuar si baballarë, nëna, gjyshe, gjyshër, motra, vëllezër.

Kemi dështuar si shoqëri për të mbrojtur dhe për t’i edukuar të rinjtë me vlerat e pranimit, respektimit të të drejtave të gjithëkujt për të qenë të lumtur dhe të lirë”-thotë Karaj.

Lexoni këtu shkrimin e Hashtag.al për shfaqjen në RTSH të filmit me minorenët homosekualë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *